Ndërlidhjet

Vrasje në Mitrovicë


Automjeti i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes.
Automjeti i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes.
Hakif Mehmeti, 31 vjeçar, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martës në lagjen “Kodra e Miantorëve” në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se ngjarja e ndodhur në ora 21:40, është klasifikuar si krim i rëndë nga autoritetet e rendit, por ende nuk dihen motivet apo autori.

“Po e shikojmë si një rast të vrasjes së rëndë kriminale, pa ndonjë prapavijë tjetër, derisa të marrim informacione të reja. Nuk mund ta përcaktojmë si motiv ndëretnik. Momentalisht, rasti po shikohet si rast me motive kriminale”, tha Hoti

Policia qysh mbrëmë ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë të mundshëm.

Një automjet i llojit “Golf 3”, ngjyrë e bardhë, pa targa të regjistrimit, i cili u përshtatet të dhënave si automjet i dyshuar i përfshirë në rastin e vrasjes, është gjetur i djegur në një rrugë rurale të fshatit Kremeshtak të Komunës së Zveçanit, njoftoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Sipas së njëjtës, automjeti i dyshuar është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe marrë si pjesë e provave materiale për proces të ekzaminimeve të nevojshme lidhur me rastin.
XS
SM
MD
LG