Ndërlidhjet

Amerikania Shurd ribashkohet me nënën


Sarah Shourd takohet me nënën...
Sarah Shourd takohet me nënën...
Amerikania Sarah Shurd, që ka qenë e burgosur për më shumë se një vit në Iran, është bashkuar me nënën në kryeqytetin e Omanit, Muskat. 32-vjeçarja u lirua të martën nga burgu Evin në Teheran dhe në të njëjtën ditë me një aeroplan privat të Omanit u largua nga Irani.


Shurd tha para gazetarëve se do të fokusohet në lirimin e dy amerikanëve të tjerë, që u arrestuan bashkë me të në korrikun e vitit 2009, e që mbahen ende në burg.

“Dua të falënderoj presidentin iranian, Ahmadinexhad, zyrtarët iranianë, figurat fetare, Ajatullah Hameinin dhe çdokënd që ka qenë i përfshirë në lirimin tim. Nga sot, e gjithë puna ime do të përqendrohet për lirimin e të fejuarit tim, Shejn Bauer, dhe mikut tim, Xhosh Fatal, pasi nuk mund ta shijoj lirinë time pa ta. Ata nuk meritojnë të jenë në burg”, tha Shurd.


Ajo hodhi poshtë akuzat për spiunazh dhe tha se gabimisht kanë hyrë në Iran derisa mendonin se ishin në territorin irakian.


Lirimi i Shurdit u bë pas pagesës prej 500 mijë dollarësh për lirimin me kusht. Qeveria amerikane tha se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë lloj pagese.


XS
SM
MD
LG