Ndërlidhjet

Koha e shkurtër, sfidë për KQZ-në


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Pas caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thonë se institucioni i tyre ka hartuar dy plane operacionale për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Rahovec dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se KQZ-ja brenda afatit kohor do të mundohet t’i kryejë të gjitha aktivitetet.

Por, sipas tij, koha e shkurtër për përgatitjet e zgjedhjeve të përgjithshme, do të jetë një sfidë për komisionin.

“Sfidë për ne do të jetë koha, sepse është një kohë e shkurtër, po ashtu do të jetë edhe kohë dimri edhe faktikisht do të shkojmë paralel me dy palë zgjedhje. Pra, kjo do të jetë sfidë për ne, por shpresojmë se do t’i kryejmë sipas planit dhe dinamikës së paraparë”
, thotë Peqani.

Peqani bën të ditur se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Rahovecit do të veprohet në bazë të ligjit ekzistues për zgjedhjet, ndërsa për zgjedhjet e 13 shkurtit varet nga vendimet e Grupit Punues për ndryshimin e mundshëm të ligjit.
XS
SM
MD
LG