Ndërlidhjet

PDK: JO qeverisë teknike


PDK
PDK

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë detaje për veprimet e saj pas shkëputjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënëse të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe procedurat e rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

“Ne do t’i kemi parasysh tri gjëra: e para do të jetë që zgjidhja jonë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, e dyta, që zgjedhjet e lira, demokratike dhe fer të garantohen - edhe nga institucionet vendore edhe nga monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë, dhe e treta, që të ruhet uniteti dhe stabiliteti i vendit dhe qytetarit”
, ka deklaruar Kuçi pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

PDK-ja i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe ekipeve monitoruese ndërkombëtare që t’i bëjnë përgatitjet për një proces zgjedhor të lirë dhe transparent. Megjithatë, Kuçi nuk saktësoi se cilat zgjedhje mbështet partia - ato të jashtëzakonshme, apo ato të parakohshme që janë shpallur të mbahen më 13 shkurt të vitit të ardhshëm.

Kuçi ka hedhur poshtë idenë për krijimin e një qeverie teknike.

“Jo nuk besoj që ka këtu ide për qeveri teknike. Nuk ka asnjë nevojë, asnjë legjitimitet të tillë”
, ka thënë Kuçi.

Ai ka bërë të ditur se me datën 24 të këtij muaji do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG