Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka deklaruar sot se nuk është pajtuar me vendimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u tërhequr në këtë periudhë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.
Isa Mustafa pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendimi për të dalë nga koalicioni është i ngutshëm dhe i papërshtatshëm për këtë kohë.
Ai ka shtuar se vazhdimisht ka qenë për prishjen e koalicionit, por jo në këtë kohë të papërshtatshme.