Ndërlidhjet

1900 të arrestuar gjatë protestave në Francë


Francë
Francë
Protestuesit në Francë kanë bllokuar pikat kyçe në pjesë të ndryshme të vendit dhe raportohet për përleshje me policinë.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme në shenjë kundërshtimi me reformat e presidentit Nikola Sarkozi, të cilat parashohin rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Më shumë se një e katërta e të gjitha pikave të furnizimit me karburant kanë mbetur bosh për shkak të bllokimit të rafinerive.

Presidenti Sarkozi ka urdhëruar policinë që të mundësojë furnizimin e të gjitha stacioneve të karburantit.

“Duke mbajtur peng ekonominë, bizneset dhe përditshmërinë franceze ju do t’i shkatërroni vendet e punës”,
tha Sarkozi, duke akuzuar drejtuesit e sindikatave se po dëmtonin dhe atë rritje të brishtë të ekonomisë franceze pas krizës globale.

Ministri i Brendshëm tha se mbi 1900 persona janë arrestuar, nga të cilët 245 vetëm të mërkurën. Në mesin e të arrestuarve ka dhe të mitur deri në 10 vjeç.
XS
SM
MD
LG