Ndërlidhjet

Indonezi: Mbi 270 viktima nga cunami


Ndihma për të prekurit nga cunami...
Ndihma për të prekurit nga cunami...
Zyrtarët thonë se nga cunami që goditi disa ishuj në pjesën perëndimore të Indonezisë, kanë humbur jetën së paku 272 persona, ndërsa afro 500 konsiderohen të zhdukur. Tërmeti 7.5 shkallë ka goditur të hënën dhe ka shkaktuar një valë prej tri metrash të lartë, e cila shkatërroi qindra shtëpi në së paku dy fshatra bregdetare.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili një pjesë të fëmijërisë së tij e kaloi në Indonezi, ka shprehur dhembje për jetët e humbura dhe ka premtuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për ripërtëritje.

Indonezia shtrihet në “Unazën e zjarrit” të Paqësorit , ku takimi i disa rrathëve kontinentalë të Tokës shkakton aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

Nga cunami i shkaktuar nga tërmeti me intensitet 9 shkallë në Sumatra, në dhjetor të vitit 2004, kishin vdekur 226 mijë njerëz.


XS
SM
MD
LG