Ndërlidhjet

Vullkani Merapi vazhdon të shkaktojë probleme


Vulkani Merapi
Vulkani Merapi
Ka arritur në 191 numri i viktimave që pësuan nga erupsioni i vullkanit Merapi në Indonezi, pasi ekipet e shpëtimit kanë gjetur 40 trupa të tjerë në fshatrat e mbuluara nga hiri vullkanik.

Shpërthimi më i fuqishëm i Merapit nga viti 1870 ka shkatërruar fshatra të tëra dhe ka detyruar mbi 340 mijë njerëz të braktisin shtëpitë.

“Intensiteti i shpërthimit tani është më i vogël, por aktiviteti vullkanik vazhdon të mbetet i lartë”, ka vlerësuar një ekspert i vullkaneve.

Për shkak të erupsionit të sotëm, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është detyruar të shkurtojë vizitën në këtë vend, ku po qëndronte në kuadër të turneut 10-ditor në Azi.

Ndërsa, shumë kompani të tjera kanë anuluar përsëri fluturimet ndërkombëtare drejt Xhakartës.


XS
SM
MD
LG