Ndërlidhjet

Vendet e Ballkanit në BE, në 2018-ën


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Bashkimi Evropian do të duhej që Ballkanit Perëndimor t’i paraqesë datën e synuar për pranim në bllok, në mënyrë që të forcohen reformat demokratike në rajon dhe të forcohet zgjerimi i Bashkimit Evropian, ka thënë sot ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të duhej ta kishte parasysh vitin 2018, si qëllim për vendet e Ballkanit, që shpresojnë të bëhen anëtare, por vetëm vendet që janë plotësisht të gatshme, do të duhet të lejoheshin të hynin në BE.

Droutsas tha se gjatë presidencës së saj në vitin 2014, Greqia do të synojë arritjen e konsensusit në mesin e vendeve anëtare të BE-së, për caktimin e një date të këtillë, për shtetet siç janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja.
XS
SM
MD
LG