Ndërlidhjet

Zelandë e Re: Vdesin të 29 minatorët


Miniera ku ishin të bllokuar 29 xehetarët.
Miniera ku ishin të bllokuar 29 xehetarët.

Të 29 minatorët që qenë bllokuar në një minierë në Zelandë të Re, kanë vdekur pas shpërthimit të dytë.

Policia tha se nuk ka gjasa për të mbijetuar në atë që shënon aksidentin më tragjik në miniera për Zelandën në pothuaj një shekull.

Kryeministri Xhon Kej e quajti këtë “tragjedi kombëtare”.

Ende nuk është e qartë se çka e shkaktoi shpërthimin e parë të së premtes në ishullin jugor të Zelandës së Re.

Gazi metan në minierën Pike River nuk kishte lejuar ekipet e shpëtimit të hyjnë në minierë.

XS
SM
MD
LG