Ndërlidhjet

Përsëritet gjykimi i vrasësve të vëllezërve Bytyçi



Zyra e prokurorisë së krimeve të luftës në Beograd tha se do të ketë përsëritje të gjykimit të ish policëve, të akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë në vitin 1999.

Zyra tha se Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin e vitit të kaluar për shkak se "gjendja e fakteve nuk është pëcaktuar plotësisht".

Nuk është e qartë se kur do të fillojë rigjykimi i të akuzuarve Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviq.

Vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi erdhën në Kosovë nga Nju Jorku në vitin 1999 për t'iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata e kaluan kufirin në Serbinë qendrore ku u kapën dhe u vranë. Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi u zbuluan në vitin 2001 në një varrezë masive.
XS
SM
MD
LG