Transparency International në hulumtimin më të fundit nxjerr në pah rritjen e nivelit të korrupsionit në botë. E papritura e studimit është Gjeorgjia, ku numri i njerëzve që kanë paguar ryshfet vitin e fundit është vetëm 3 për qind. Ku qëndron sekreti i Gjeorgjisë?
Jo shumë kohë më parë, nëse një qytetar gjeorgjian shikonte policin t’i afrohej, gjëja e parë që i shkonte në mend ishte se duhej të paguante ryshfet.
Vetëm në pak vite shumëçka ka ndryshuar për banorin e thjeshtë të Tbilisit. Vendi ka qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit në nivel të ulët.
Shalva, një i moshuar në Tbilisi, thotë se tani nuk ka më drojë kur sheh policinë derisa është duke ngarë makinën.
“Gjithçka është përmirësuar. Kjo është ajo që mund të them. Këto janë kohërat më të mira për një jetë të shkëlqyer. Nuk ka asnjë gjasë që patrulla e policisë të marrë ryshfet. Madje, ata të ndihmojnë falas edhe për gjëra që nuk e kanë detyrë”, thotë Shalva.
Dëshmi të tilla nuk janë raste të rralla. Barometri Global i Korrupsionit i publikuar nga Transparency International, dëshmon se një transformim i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Gjeorgji gjatë viteve të fundit, me zbatimin e reformave nga presidenti Sakashvili.
“Nuk ka asnjë vend tjetër, për momentin, ku mund të shohësh ulje të korrupsionit dhe ku gjithnjë e më shumë njerëz thonë se qeveria është efikase në luftën kundër korrupsionit. Këta janë tregues se përpjekjet e qeverisë gjeorgjiane në luftën kundër korrupsionit kanë qenë të suksesshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Matias Huter, nga Transparency International.
Kjo e fundit raporton rritje të shkallës së korrupsionit në botë, duke përfshirë dhe vendet e zhvilluara. Rritja lidhet dhe me krizën globale financiare.
Gjendja është shqetësuese dhe në vendet fqinje me Gjeorgjinë. Më shumë se gjysma e të anketuarve në Armeni dhe në Azerbajxhan thonë se ka pasur rritje të korrupsionit gjatë vitit të fundit.
“Ajo çfarë është e jashtëzakonshme në Gjeorgji krahasuar me vendet e tjera të rajonit, është niveli i njerëzve që pranojnë se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajve të fundit. Ky numër në Gjeorgji është vetëm 3 për qind. Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për rajonin”, pohon Huter.
Megjithatë, kjo nuk e bën Gjeorgjinë një vend pa korrupsion. Vëzhguesit thonë se partitë politike dhe sistemi i drejtësisë në shkallë të madhe janë të pareformuara. Probleme ka dhe me disa kontrata të dhëna që krijojnë monopole dhe forcojnë rrethet që kanë lidhje me qeverinë.
Linkoln Miçëll, nga Instituti Harriman në Universitetin Kolumbia sqaron:
“Bëhet fjalë për kontratat që jepen nga qeveria, e ku fituesi dihet paraprakisht. Nëse nuk keni lidhje, nuk do të mund të merrni asnjë kontratë. Bizneset që duan të mbështesin kandidatë të partive që nuk janë në qeveri, do të përballen me probleme në biznesin e tyre nëse e bëjnë këtë. Në nivel të lartë korrupsioni ekziston ende”.
Kritikët pohojnë se me ndikimin që ka mbi mediat, qeveria trumbeton arritjet e reformës kundër korrupsionit.
Shorena Shaverdashvili kryeredaktore e revistës “Liberali”, thotë se administrata e Sakashvilit ka qenë e suksesshme në krijimin e imazhit, kur dihet se 85 për qind e gjeorgjianëve informohen përmes televizionit.
Ndikimi i qeverisë mbi televizionet ka luajtur rol në suksesin aktual të Sakashvilit.
Por, edhe kritikët si Shaverdashvili nuk mund të hedhin poshtë arritjet e reformave. Tradita e korrupsionit është zhdukur me rrënjë nga përditshmëria, e duket se do të mbetet kështu edhe nëse Sakashvili largohet nga posti. (i.b)