Ndërlidhjet

Byler: Ditë e suksesshme për stabilitetin në Kosovë


Gjenerali Erhard Byler
Gjenerali Erhard Byler
Gjenerali Erhard Byhler, komandant i KFOR-it, e ka vlerësuar ditën e sotme të zgjedhjeve si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Situata në ditën e zgjedhjeve në Kosovë në përgjithësi ishte e qetë dhe stabile, ku nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Nuk kishte asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik. Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontroll të Policisë së Kosovës që u mbështet nga policia e EULEX-it. Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it ishte dhe ende është në gatishmëri dhe i përkushtuar që të mbështesë forcat policore, nëse kërkohet”, citohet të ketë thënë Byler në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.

Dita e sotme, sipas tij, “në përgjithësi ishte një sukses dhe progres për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Por, dënohet dëmtimi i qëllimshëm i shtëpisë sonë të Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe është e qartë se ky krim është kryer për të frikësuar votuesit”.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, një numër i ushtarëve të KFOR-it janë alarmuar që të jenë të gatshëm, nëse kërkohen si rezervë taktike.
XS
SM
MD
LG