Ndërlidhjet

"Gani Bobi": PDK 31%, LDK 25%, VV 16%, AAK 12.5 %…


Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” ka organizuar “Exit Poll” mbi votimet e sotme parlamentare në Kosovë.

Sipas anketimeve nga kjo qendër, e udhëhequr nga publicisti Shkëlzen Maliqi, këto janë rezultatet:

Partia Demokratike e Kosovës - 31 për qind të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës - 25 për qind

Vetëvendosja - 16 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 12.5 për qind

Aleanca Kosova e Re – 6.5 për qind

Fryma e Re – 4.5 për qind

Lidhja Demokratike e Dardanisë – 2.5 për qind

Partitë tjera – 2 për qind

Zoti Maliqi ka shpjeguar se gabimet e këtij vlerësimi mund të jetë deri në 3.5 për qind.

Ai njëkohësisht ka sqaruar se rezultatet e publikuara assesi nuk mund të merren si të sakta, por vetëm si një tendencë.

Tash për tash, këto të dhëna nga kjo qendër janë kontestuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Fryma e Re, zyrtarë të së cilës kanë pohuar se të dhënat e tyre mbi tendencën dhe rezultatet flasin ndryshe.

Ata, njëkohësisht, kanë pohuar se rezultati i vetëm kredibil është ai që prezantohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor.


XS
SM
MD
LG