Ndërlidhjet

SHBA: Të paraqiten provat e raportit


Uashington
Uashington
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ndaj raportit të Dik Martit nga Këshilli i Evropës, që kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçin, e ndërlidh me grupin e trafikimit të organeve njerëzore. SHBA-të kërkojnë të paraqiten provat lidhur me këtë rast.

“Ky është propozim-raport dhe ne jemi të vetëdijshëm për të”, u tha reporterëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, mbrëmë vonë në Uashington.

Ai theksoi se “i marrim të gjitha akuzat kredibile për aktivitet kriminal dhe çfarëdo dëshmie dhe burimesh të cituara në këtë raport, duhet të ndahen me autoritetet kompetente, për udhëheqjen e hetimit përkatës dhe të plotë”.

Zëdhënësi Krouli tha se “sundimi i ligjit është çështja kryesore për stabilitet dhe progres në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG