Ndërlidhjet

Dy të plagosur nga shpërthimet në Itali


Pas shpërthimit në ambasadën e Kilit në Romë, 23 dhjetor 2010.
Pas shpërthimit në ambasadën e Kilit në Romë, 23 dhjetor 2010.
FAI ose Federata Informale Anarkiste ka marrë përsipër dy sulmet me bomba në dy ambasada në Romë. Një shënim që kishte mbetur në rrobat e njërit prej viktimave merrte përgjegjësinë për sulmet.

Gjatë së enjtes, dy pako bombë të dërguara në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit, shkaktuan plagosjen e dy personave.

Incidentet në Romë ishin të ngjashme me ato të muajit të kaluar në Greqi. Militantët e ekstremit të majtë dërguan pako bomba në disa ambasada dhe në selitë e disa qeverive të huaja.

Ministri i Jashtm i Italisë e quajti incidentin "akt të dënueshëm të dhunës".



XS
SM
MD
LG