Ndërlidhjet

57 gazetarë të vrarë në 2010


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Gjatë vitit 2010 janë vrarë 57 gazetarë në gjithë botën, 51 janë rrëmbyer dhe 535 janë arrestuar. Këto janë disa nga statistikat për vitin që po lëmë pas, të bëra publike nga “Reporterët pa Kufij”.

Sipas kësaj organizate, numri i gazetarëve të vrarë në detyrë është 25% më i ulët krahasuar me vitin 2009. Rritje të ndjeshme ka njohur numri i gazetarëve të rrëmbyer gjatë 2010-ës.

Azia është kontinenti ku janë vrarë e rrëmbyer më së shumti gazetarë, 20 të vrarë e 22 të rrëmbyer. Vendet afrikane kanë shënuar numrin më të lartë të arrestimeve në mesin e gazetarëve, 134.

Pakistani është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve të gazetarëve - 11.
XS
SM
MD
LG