Ndërlidhjet

Bota 2010 në deklarata


Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama.
Më 13 janar të vitit 2010, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, foli për tërmetin shkatërrues në Haiti.

“Tash është e qartë se tërmeti ka pasur ndikim shkatërrues në kryeqytetin Port-o-Prens. Hapësirat e tjera të Haitit, duket se në masë të madhe nuk janë prekur. Ndërtesat dhe infrastruktura janë dëmtuar rëndë në gjithë kryeqytetin. Shërbimet themelore, siç janë uji dhe rryma, janë shkatërruar pothuajse në tërësi”, tha Ban Ki-mun, për pasojat e tërmetit shkatërrues në Haiti.

* * *

Më 7 shkurt 2010, Viktor Janukoviq, para mbështetësve të tij në Kiev të Ukrainës, i mirëpriti rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai fitoi.

“Të nderuar miq, mirëmbrëma! Ju uroj të gjithëve fitoren në këto zgjedhje! Urime për ju dhe për popullin e Ukrainës”, tha Viktor Janukoviq.

* * *

Më 17 shkurt 2010, komandanti i armatës së Afganistanit, Mohamad Ikbal, foli për ofensivën kryesore kundër militantëve talibanë në hapësirën Marxhah.

“Ne u shkaktuam disfatë talibanëve në operacionin tonë të përbashkët me involvimin e ushtarëve amerikanë, të pjesëtarëve të ushtrisë britanike dhe afgane. Nuk kishte kurrfarë rezistence nga armiku, kur ne arritëm në Marxhah. Talibanët kanë pretenduar se janë të fortë, por, siç po e shihni, ata nuk janë këtu dhe mund të ndërmarrin vetëm sulme terroriste”, tha Mohamad Ikbal.

* * *

Më 19 shkurt 2010, lojtari më i mirë i golfit në botë, Tajger Vuds, publikisht foli për akuzat lidhur me pabesi bashkëshortore.

Unë isha i pabesë. Kisha afera. Unë mashtrova. Ajo që bëra ishte e papranueshme dhe unë jam i vetmi person që duhet të fajësohet. E kam ditur se veprimet e mia ishin të gabueshme, por e kisha bindur veten se rregullat normale nuk zbatohen. Nuk kam menduar kurrë se kë po e lëndoja. Mendova vetëm për veten time”, tha Tajger Vuds.

* * *


Më 2 mars të vitit 2010, kryeministri i Greqisë, George Papandreu, foli për krizën ekonomike para anëtarëve të partisë së tij PASOK, gjatë një takimi në Parlamentin e Greqisë.

“Sot ne duhet të marrin vendime të ashpra dhe të vështira, që në disa raste madje janë edhe jokorrekte. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është domosdoshmëri. Ne duhet të bëjmë çdo gjë pa dyshime për ta futur vetë rendin në shtëpinë tonë. Pjesa tjetër e Evropës nuk është për t’u fajësuar për borxhet tona. Ne duhet të tregojmë se jemi të vendosur ta bëjmë këtë pa dyshim dhe të tregojmë se Greqia mund ta bëjë këtë”, tha George Papandreu.

* * *
Nënshkrimi i marrëveshjes START, ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë


Më 26 mars 2010, presidenti i Shteteve të Bashkuara foli për arritjen e marrëveshjes për reduktim të armatimit bërthamor me Rusinë.

“Jam i kënaqur të shpall se pas një viti të negociatave intensive, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për marrëveshjen më gjithëpërfshirëse të kontrollit të armatimit në afro dy dekada”, tha Barak Obama para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 26 mars 2010.

* * *

Marrëveshja për reduktimin e armatimit atomik, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u nënshkrua më 8 prill 2010 në Pragë, nga presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai rus, Dmitri Medvedev. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, që njihet me emrin START, presidenti Obama theksoi:

“Sot është një kthesë e madhe e rëndësishme për sigurinë bërthamore dhe moszgjerimin, si dhe për marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara – Rusi. E ka plotësuar objektivin tonë të përbashkët për negociata për Marrëveshjen e Re të Reduktimit të Armatimit Strategjik. Ajo përfshin reduktime të rëndësishme në armatimin atomik, që ne do t’i vendosim. Ajo përfshin edhe regjimin e verifikimit gjithëpërfshirës, i cili do të lejojë, që edhe më tutje ta ndërtojmë besimin”, tha Barak Obama.

* * *

Më 29 prill 2010, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, foli për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, duke thënë se “British Petroleum” është përfundimisht përgjegjës.

Derisa BP është përfundimisht përgjegjëse, administrata do të vazhdojë të jetë agresive në përgjigjen tonë dhe ne do t’i përdorim të gjitha burimet, përfshirë edhe ato të Departamentit të Mbrojtjes, për të parë se a ka atje teknologji që mund të përdoren, e që i tejkalojnë kapacitetet e sektorit komercial dhe atij privat”, tha Robert Gibs.

* * *

Kriza ekonomike në Greqi
Kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klode Junker, njëherësh kryesues i vendeve të eurozonës, më 2 maj 2010, foli për krizën financiare të Greqisë dhe ndihmën e BE-së.

Pas kërkesës nga autoritetet e Greqisë, ministrat evropianë njëzëri janë pajtuar për aktivizimin e mbështetjes për Greqinë, nëpërmjet kredive, që në mënyrë qendrore do të tërhiqen nga Komisioni Evropian, nën kushtet e shpallura më 11 prill”, tha Zhan Klod Junker.


* * *

Më 11 maj 2010, kryeministri britanik, atëherë në largim, Gordon Braun, shpalli edhe dorëheqjen e tij nga posti i liderit të partisë.

“Dorëheqja ime si lider i Partisë Laburiste është e menjëhershme dhe në këtë çast unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët e mi, ministrat, anëtarët e Parlamenti dhe, para së gjithash, personelin e stafit tim, të cilët ishin miq të mi dhe shërbyes brilantë të vendit”, tha Gordon Braun.

* * *

Kryeministri i ri britanik, Dejvid Kamerun, më 12 maj 2010, tha se koalicioni që ai e udhëheq, është i pari i këtillë në Britani, në 65 vitet e fundit.

Të dy partitë tona e kanë dhënë mbështetjen e plotë për marrëveshjen e koalicionit tonë, pra për Qeverinë Liberal-demokrate dhe konservatore, për të cilën ne zhvilluam negociata. Ky është koalicioni i parë qeverisës në Britani në 65 vite”, tha Dejvid Kamerun.

* * *

Ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun pas votimit për sankasione ndaj Iranit.
Më 9 qershor 2010, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Sjuzën Rajs, dha deklaratë menjëherë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në Nju Jork, votoi për sanksione të reja kundër Iranit.

“Ne jemi në këtë pikë për shkak se Qeveria e Iranit ka zgjedhur qartazi dhe me qëllim për të shkelur përkushtimet e tij ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike dhe rezolutat e Këshillit. Pavarësisht nga kërkesat e vazhdueshme dhe për një kohë të gjatë nga bashkësia ndërkombëtare, Irani nuk e ka pezulluar pasurimin e uraniumit dhe veprimtaritë e tjera të zgjerimit”, tha Sjuzën Rajs.

* * *

Më 23 qershor 2010, presidenti amerikan, Barak Obama, e pranoi dorëheqjen e komandantit të forcave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan, Stenli Mek-kristal.

Sot unë e pranova dorëheqjen e gjeneralit Stenli Mek-kristal, si komandant i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan. E bëra këtë me keqardhje të konsiderueshme, por, po ashtu, edhe me siguri se kjo është gjë e drejtë për misionin tonë në Afganistan, për ushtrinë tonë dhe për vendin tonë”, tha Barak Obama, në Uashington.

* * *

Në kampionatin botëror të futbollit triumfoi seleksionimi i Spanjës. Ja se si e priti këtë triumf një simpatizues i Spanjës, në Kejptaun, më 12 qershor.

“Ne jemi shumë të kënaqur me fitore, me jemi djelmosha shumë të lumtur, lojtarët luajtën me të vërtetë mirë, kjo ishte fantastike. E falënderojmë Afrikën e Jugut që e mbështeti Spanjën, në javët e fundit! Rroftë Spanja!”, tha ky simpatizues i lumtur.

* * *

Ministrja e Drejtësisë e Francës, Mishele Eliot Mari, më 13 qershor 2010, ka folur në Parlamentin e Francës, pas miratimit të Ligjit, me të cilin ndalohet bartja e ferexheve në hapësirat publike.

“Ky është, po ashtu, sukses për republikën dhe vlerat që i kultivon... vlerat e lirisë nga çdo lloj i shtypjes që synon keqpërdorimin e individit, vlerat e barazisë ndërmjet meshkujve e femrave”, tha Mishele Eliot Mari.

* * *


Më 13 gusht 2010, presidenti amerikan, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh lidhur me projektin kundërthënës të ndërtimit të xhamisë në qytetin e Nju Jorkut, afër vendit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Aktualisht, vëmendja në disa komunitete, e veçanërisht në Nju Jork, është fokusuar në ndërtimin e xhamisë. Tash, ne të gjithë duhet ta kuptojmë dhe respektojmë ndjeshmërinë për zhvillimin e Menhetenit të ulët. Sulmet e 11 Shtatorit ishinn me shumë trauma të thella për vendin tonë. Prandaj, unë i kuptoj emocionet që i shkakton kjo çështje. Terreni Zero me të vërtetë është terren i shenjtë”, tha Barak Obama.

* * *

Zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian për drejtësi, të drejta fundamentale dhe shtetësi, Viviene Reding, më 14 shtator në Bruksel, foli lidhur me përzënien e romëve nga Franca.

Personalisht, isha e tmerruar nga situata, e cila krijon përshtypje se njerëzit po largohen nga vendi anëtar i Bashkimit Evropian, vetëm për shkak se ata i takojnë një minoriteti etnik. Kjo është situatë, për të cilën kam menduar se Evropa nuk do ta shohë përsëri pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Viviene Reding.

* * *


Li Xiaobo, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2010.
Më 8 tetor 2010, kryesuesi i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, shpalli se disidenti kinez, Liu Ksiaobo, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, për vitin 2010.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010 ta nderojë Liu Ksiaobo, për betejën e tij të gjatë dhe të padhunshme për të drejta fundamnentale të njeriut në Kinë”, tha zoti Jagland në Oslo të Norvegjisë.

* * *


Më 13 tetor 2010, presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, e mbajti një konferencë për shtyp, pas shpëtimit të minatorëve në xeheroren Kopiapo.

Xehetarët kanë treguar, ashtu sikur edhe viktimat e tërmetit dhe ata që po punojnë për rindërtimin e asaj që u shkatërrua nga tërmeti... pra, kur Kili bashkohet, e ne këtë e bëjmë kur ballafaqohemi me rreziqe, ne jemi të aftë për gjëra të mëdha. Shpirti i vendit tonë shndrit më së shumti në kohë të rrezikut”, tha presidenti i Kilit, Sebastian Pinera.

* * *


Më 18 nëntor, avokati suedez, Bjorn Hurtig, që e përfaqëson themeluesin e WikiLeaksit, Xhulian Asanzh, në deklaratën e tij, tha se prokuroria suedeze e kërkon klientin e tij.

“Ata dëshirojnë ta marrin atë në arrest. Ata tash do ta kërkojnë atë”, tha avokati Hurtig.

* * *

Më 23 nëntor 2010, presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, foli në televizion për krizën mes raporteve me Korenë Veriore.

Qindra deklarata ose takime nuk do të funksionojnë. Mendoj se është detyrë e armatës që të përgjigjet me aksion. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë sulme kundër civilëve”, tha presidenti Li.

* * *

Duke folur për vdekjen e diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk, ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild, tha se ai ishte gjigant në mesin e diplomatëve të asaj kohe.

Riçard Hollbruk ishte gjigant në mesin e diplomatëve të kohës sonë. Ai ishte me të vërtetë njëri nga më të mirët dhe më të ndriturit. Ai ishte luftëtar i fortë për të gjitha çështjet, në të cilat besonte dhe që ishin në interes të vendit të tij. Ai ishte një mik kritik i Evropës dhe shok i afërt i imi. Mendoj se bota do të jetë më e vogël pa të”, tha Karld Bild. (f.b)
XS
SM
MD
LG