Ndërlidhjet

Pakistani në zi


Vendi i vrasjes së guvernatorit të Punxhabit, Salman Tasir
Vendi i vrasjes së guvernatorit të Punxhabit, Salman Tasir
Pakistani ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punxhab, rajonit më të populluar pakistanez. Vrasja e guvernatorit Salman Tasir, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuara.

Varrimi i trupit të guvernatorit të vrarë Salman Tasir, është bërë të mërkurën në Lahore, kryeqyteti i provincës Punxhab, ku ishin mbledhur mijëra vetë.

Tasir u qëllua për vdekje afër shtëpisë së tij në kryeqytetin Islamabad. Autoritetet thanë se vrasësi i dyshuar është një truprojë i tij, i cili i kishte kundërshtuar kritikat publike të guvernatorit ndaj Ligjit për blasfemi, që parasheh dënim me vdekje për fyerje të islamit.

Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, ka thënë se hetimet do të tregojnë nëse vrasësi ka vepruar vetë apo ka qenë pjesë e një komploti.

Vërejtje: Videoja në vazhdim ka pamje dhune!

Vrasja e guvernatorit të Pakistanit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00
XS
SM
MD
LG