Ndërlidhjet

Përmbytje të reja në Australi


Banorët gjejnë shpëtimin mbi çatitë e shtëpive tashmë të përmbytura.
Banorët gjejnë shpëtimin mbi çatitë e shtëpive tashmë të përmbytura.

Shirat e dendur kanë rritur nivelin e përmbytjeve në verilindje të Australisë. Autoritetet e shtetit Kuinslend pohojnë se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 70 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ato kanë paralajmëruar banorët për përmbytje të reja gjatë kësaj jave.

Kuinslendi ka qenë në valën e përmbytjeve më të rënda më shumë se dy javë.
Zona e përmbytjeve është vlerësuar të jetë sa rajoni i Francës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë që vala e madhe e ujit ka mbërritur edhe në rrugët e Brizbejnit, qytet i tretë për nga madhësia në Australi, dhe pritet që t'i vërshojë 20 mijë shtëpi.

Raportohet se qendra e qytetit nuk ka energji elektrike, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të evakuohen ose të mbeten në shtëpitë e tyre.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për të shmangur ndonjë zjarr nëse uji vërshon gjeneratorët elektrikë.

 Përmbytje të reja në Australi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:50 0:00
XS
SM
MD
LG