Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë

Punëtorët pastrojnë rrugët pas sulmit vetëvrasës në Kabul më 12 dhjetor 2011.
Punëtorët pastrojnë rrugët pas sulmit vetëvrasës në Kabul më 12 dhjetor 2011.
Të paktën katër vetë u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në sulmin vetëvrasës në kryeqytetin afgan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zemeri Bashari, tha se sulmuesi vetëvrasës po ngiste një motoçikletë kur e hodhi veten në erë afër një minibusi që barte forcat afgane të sigurisë.

Zëdhënësi i talibanëve Zabibullah Muxhahid e mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti Hamid Karzai lëshoi një komunikatë ku e dënoi sulmin.

Përderisa dhuna në Afganistan është e lartë, sulmet në Kabul janë relativisht të rralla.

Sulmi më i madh i fundit ndodhi në dhjetor, kur dy sulmues vetëvrasës i zunë pusinë një autobusi me ushtarë afganë, duke vrarë pesë dhe plagosur nëntë ushtarë.

Shpërthimi në Kabul
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:45 0:00
XS
SM
MD
LG