Ndërlidhjet

Regjistrimi i popullsisë - pa ndikime politike


Pamje në Prishtinë
Pamje në Prishtinë

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të fillojë më 1 prill dhe do të përfundojë më 15 prill, thotë Rifat Blaku, udhëheqës i Komisionit Qendror për regjistrimin e popullsisë.

Sipas Blakut, situata e krijuar politike pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit nuk do ta pengojë procesin e regjistrimit të popullsisë, për të cilin projekt, siç thotë ai, është punuar shumë vjet, në bashkëpunim edhe me ekspertë ndërkombëtarë.

”Ky projekt është përpunuar disa vjet dhe ka qenë bashkëpunim me asistencën teknike me ekspertë të njohur të Eurostatit, që kanë ndihmuar në dizajnimin e pyetësorëve që të nxjerrin të dhëna kualitative, cilësore, valide, të matshme, të besueshme, por edhe të krahasueshme sipas standardeve”,
thotë Blaku.

Procesi i regjistrimit, shton Blaku, nuk ka karakter politik dhe shpreh bindjen se projekti në fjalë nuk do të ndikohet nga situata politike.
Ky aksion, më i madhi statistikor në vend, ka qëllim statistikor dhe aspak nuk është
politik.


”Ky aksion, më i madhi statistikor në vend, ka qëllim statistikor dhe aspak nuk është politik. Kështu që përfitues do të jenë të gjithë shtetasit e Kosovës.
Edhe pyetësori, edhe regjistruesit, janë në gjuhën përkatëse, në të cilën bëhet intervistimi. Të gjithë kryetarët e komunave e kanë materialin me udhëzimin për krijimin e komisioneve komunale, varësisht nga struktura kombëtare e komunës dhe deri me datën 14, janë të obliguar t’ia kthejnë komisionit qendror”,
sqaron Blaku.

Në anën tjetër, Melihate Tërmkolli, ish-ministre e Administratës Publike, thotë se regjistrimi i popullsisë në vendin tonë, është një projekt i rëndësisë së veçantë, duke e marrë parasysh se pas regjistrimi po bëhet pas 30 vjetësh.

Këtë proces, si dhe disa të tjerë i kanë përcjellë mangësi të caktuara. Pavarësisht përgatitjeve që i kemi bërë në vitin 2007, regjistrimi ende nuk është bërë, por pritet që në muajin prill të mbahet. Duhet që të gjithë qytetarët e vendit t’i përgjigjen, derisa 3 për qind e popullatës është normale edhe me norma ndërkombëtare të mos përfshihen”, thekson Tërmkolli.

Ndërsa, sa i përket serbëve të Kosovës, Tërmkolli shton se shpeshherë ka pasur deklarata të zyrtarëve serbë, njëherësh edhe deputetë të Kosovës, të cilët kanë kërkuar të mos bëhet regjistrimi.
Unë mendoj se regjistrimi duhet të bëhet, pa marrë parasysh se a do të marrin pjesë serbët,
apo jo.

Por, Tërmkolli thotë se ky proces duhet të mbahet dhe askush nuk mund ta mbajë peng regjistrimin e popullsisë.

”Se si do të zhvillohet procesi, do të shohim. Por, unë mendoj se regjistrimi duhet të bëhet, pa marrë parasysh se a do të marrin pjesë serbët, apo jo”,
thekson Tërmkolli.

Ndërkaq, kostoja e regjistrimit të popullsisë vlerësohet të jetë rreth 11 milionë euro.

Regjistrimi i fundit është bërë para 30 vjetësh nga pushteti i atëhershëm serb, derisa data e regjistrimit të popullsisë është zyrtarizuar në Qeverinë e Kosovës dhe do të mbahet nga 1 deri më 15 prill sikurse edhe në shumë shtete të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG