Në Moskë është shtuar siguria pas sulmit vetëvrasës me bombë në aeroportin më të ngarkuar të kryeqytetit rus, nga i cili u vranë së paku 35 persona dhe u plagosën më se 150 të tjerë.
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se sulmi në aeroportin Domodedovo ishte sulm terrorist. Ai shprehu përkushtimin për t’i gjetur përgjegjësit.
Përderisa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, dyshimet bien mbi militantët e rajonit të Kaukazit Verior.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bank Ki-mun, tha se ishte “i neveritur nga ky akt i paarsyeshëm dhe i mjerë kundër personave të pafajshëm”.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e dënoi “këtë akt mizor të terrorizmit” dhe ofroi ndihmë.