Ndërlidhjet

Protestat përhapen në shumë qytete të Egjiptit


Kajro, 9 shkurt 2011.
Kajro, 9 shkurt 2011.
Protestat në Egjipt, përveç Kajros, janë mbajtur dhe në qytete të tjera. Tre veta janë vrarë dhe 100 janë plagosur gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin El Kharga.

Në kanalin e Suezit mijëra punëtorë janë në grevë për rroga më të larta.

Grupi më i madh i opozitës egjiptiane “Vëllazëria Myslimane” tha sot se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për largimin e menjëhershëm të Mubarakut, por përsëriti se nuk synon të marrë pushtetin.

Protestuesit në Kajro kanë bllokuar hyrjen e parlamentit dhe vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Tahrir për të gjashtëmbëdhjetën ditë me radhë.

Zëvendëspresidenti Omar Sulejman tha se qeveria ka një plan dhe afate kohore për transferimin paqësor të pushtetit. Ai tërhoqi vërejtjen se reformat e nxituara mund të shkaktojnë kaos.

Uashingtoni i ka bërë thirrje qeverisë egjiptiane për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi prej 30 vjetësh dhe t'i japë fund keqtrajtimit të gazetarëve dhe aktivistëve. (i.b.)

XS
SM
MD
LG