Ndërlidhjet

Kosova, sfidë për stabilitetin në Evropë


Çështjet e pazgjidhura lidhur me Kosovën, përfshirë dhe statusin e zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten sfidë për stabilitetin në Evropë. Deklarata është bërë nga Xhejms Klaper, drejtor i Zbulimit Kombëtar të SHBA-ve, për një nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

Klepër thekson se një numër çështjesh në Ballkan janë "burim tensioni që kërkojnë përfshirjen e perëndimit, si në rrafshin diplomatik dhe në atë të sigurisë".

Dëshmia e Klepërit përmend dhe përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit si dhe dobësinë e Prishtinës në sundimin e ligjit dhe shkallën e demokracisë.

Të njëjtat burime nënvizojnë se "retorika serbe rreth shkëputjes nga Bosnja do të vazhdojë të nxisë pasionet" në rajon.(i.b.)
XS
SM
MD
LG