Ndërlidhjet

Obama takohet me "trurin" e industrisë së informacionit



Presidenti amerikan do të takohet mbrëmjen e së enjtes me drejtuesit kryesorë të kompanive në fushën e teknologjisë së informacionit. Qëllimi i takimit është mbledhja e ideve për rigjallërimin e ekonomisë amerikane.

Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe themeluesi i kompanisë Apple, Stev Xhobs, i cili aktualisht është në pushim mjekësor pasi vuan nga kanceri.

Në takim do të jenë dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg, drejtuesit e kompanisë Google Erik Shmid dhe Xhefri Immelt si dhe drejtori i General Electric.
XS
SM
MD
LG