Ndërlidhjet

Fëmijët e rrëmbyer - me pasoja gjatë tërë jetës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në Kosovë ka raste të rrëmbimit të fëmijëve për motive nga më të ndryshmet dhe autoritetet kompetente thonë se këtij fenomeni duhet t’i kushtohet kujdes i posaçëm.

Flora Brovina nga Qendra për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, thotë se kjo dukuri ka qenë përgjithësisht e panjohur në periudhën e paraluftës.

Flora Brovina

”Ka të bëjë me përvojat e të tjerëve, sepse ne nuk e kemi pasur asnjëherë këtë dukuri. Kjo shkakton një pasiguri si te fëmijët, ashtu edhe te familjet. Kemi disa raste që prek familjen si një institucionin më të shenjtë tonin dhe Kosova dihet që është një vend ku përqindja e fëmijëve është shumë e lartë dhe si dukuri është shumë e rrezikshme”,
thotë Brovina.

Sociologët pohojnë se tek ata fëmijë mbesin gjurmët e rrëmbimit. Anton Berishaj shpjegon më shumë:
Rrëmbimi, te një fëmijë, por edhe te të gjithë njerëzit, ndikon negativisht dhe lë pasoja të përjetshme edhe në formë të stresit, edhe në formë traumës dhe një përjetimi të pakëndshëm.


”Rrëmbimi, te një fëmijë, por edhe te të gjithë njerëzit, ndikon negativisht dhe lë pasoja të përjetshme edhe në formë të stresit, edhe në formë traumës dhe një përjetimi të pakëndshëm. E, paramendoni te një fëmijë që ende nuk është i pjekur, ende nuk është i formuar dhe i vetëdijshëm se çka po ndodhë. Pasojat janë tejet të mëdha dhe ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë pasojash janë. Vetë akti i rrëmbimit është i frikshëm”.


Megjithatë, rastet e rrëmbimeve nuk janë edhe aq të shpeshta, të paktën jo bazuar në të dhënat që Policia e Kosovës ka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, thotë se motivet dhe shkaqet e rrëmbimeve në përgjithësi, e edhe të fëmijëve në këtë rast, zakonisht janë të panjohura.
Rrëmbimet e fëmijëve si vepra penale më specifike, mund të them se janë raste shumë
të rralla.


Sa i përket rrëmbimit në Kosovë, në përgjithësi, nuk janë shumë të shprehura dhe këtë e them duke u bazuar në statistikat e Drejtorisë së përgjithshme të policisë. Ndërkaq, rrëmbimet e fëmijëve si vepra penale më specifike, mund të them se janë raste shumë të rralla. Në vitin 2010 janë raportuar 11 raste të rrëmbimeve”, bën të ditur Beka.

Rasti i fundit i rrëmbimit të një fëmije 5-vjeçar ka ndodhur të enjten në Prishtinë. Sociologu Berisha këtë rast e cilëson si një rrufe që duhet ta kthjellojë opinionin kosovar.

”Kam përshtypjen se nuk kemi qenë të përgatitur për t’u ballafaquar me një dukuri të tillë dhe kjo që ndodhi dje ka qenë si një rrufe për ta kthjellur opinionin kosovar dhe njerëzit kanë filluar t’i qasen ndryshe këtij problemi. Kanë filluar të frikësohen prindërit që kanë fëmijë të asaj moshe, si dhe kanë qenë të shqetësuar gjithsesi
”, thekson Berisha.

Sipas autoriteteve të rendit, vetëm gjatë vitit 2010, janë identifikuar gjashtë raste të trafikimit të fëmijëve, katër prej tyre të gjinisë femërore, ndërsa dy të tjerë të gjinisë mashkullore.
XS
SM
MD
LG