Ndërlidhjet

Protestë në emër të viktimave civile


Protesta në Kabul
Protesta në Kabul
Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Kabulit për të protestuar ndaj vdekjes së nëntë fëmijëve, të cilët janë vrarë gjatë një operacioni ajror të NATO-s. Protestuesit brohorisnin “Vdekje Amerikës” derisa marshonin nëpër qendër të qytetit.

Viktimat civile janë bërë çështje gjithnjë më e ndjeshme në Afganistan, ku 140 mijë ushtarë të huaj vazhdojnë të luftojnë kryengritësit talibanë.

Komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, ka kërkuar ndjesë për vdekjet aksidentale. Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka shprehur “keqardhje të thellë” homologut afgan, Hamid Karzai.

Afganët protestojnë ndaj vrasjes së civilëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00
XS
SM
MD
LG