Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Bahrein


Arritja e trupave saudite në Bahrein.
Arritja e trupave saudite në Bahrein.
Mbreti i Bahreinit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas javëve të trazirave në mbretërinë e Gjirit.

Vendimi vjen një ditë pas arritjes së 1000 trupave saudite në Bahrein, me kërkesë të monarkisë sunite.

Trupat kishin hyrë të hënën përmes rrugës së ngritur që lidh ujdhesën e Bahreinit me Saudinë.

Një zyrtar i Arabisë Saudite kishte thënë se kontingjenti saudit ishte “pjesë e forcës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që do t’i mbrojë objektet qeveritare”.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë tha se nuk e konsideron invazion arritjen e këtyre forcave, ndërsa i bëri thirrje qeverisë së vendit të tregojë përmbajtje.

"Ne besojmë se dialogu politik është mënyra për t'i adresuar trazirat që kanë ndodhur në rajon, në Bahrein dhe në vendet tjera, e në asnjë mënyrë shtypja e tyre
", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni.

Vendet arabe të Gjirit kishin dërguar forca në Bahrein për të ndihmuar familjen mbretërore sunite që t'ia dalë mbanë me protestuesit nga shumica shiite.

Trupat kishin hyrë të hënën përmes rrugës së ngritur që lidh ujdhesën e Bahreinit me Saudinë.

Një zyrtar i Arabisë Saudite citohet të ketë thënë se kontingjenti saudit ishte “pjesë e forcës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që do t’i mbrojë objektet qeveritare”.

Ndërkaq, raportet e së martës flasin për një ushtar të vrarë nga përleshjet me demonstruesit në kryeqytetin Manama.(v.t.)
XS
SM
MD
LG