Ndërlidhjet

Bilanci i viktimave arrin në 14.500


Japoni
Japoni
Policia e Japonisë tha se numri zyrtar i të vdekurve apo të zhdukurve nga tërmeti dhe cunami ka shkuar në 14.500.

Rreth një javë pas katastrofës së të premtes, më shumë se 450 mijë njerëz ndodhen në strehime të përkohshme.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për ftohjen e reaktorit të dëmtuar në centralin bërthamor Fukushima, për tw shmangur njw shkatërrim më të gjerë në stacionin atomik të energjisë, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i së premtes.

Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin numër tre në stacionin Fukushima, për ta shmangur shkrirjen e kontejnerëve të karburantit.

Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium.
XS
SM
MD
LG