Ndërlidhjet

Gallup: Kosova e para në rajon për remitencë


Tre për qind e të rriturve që jetojnë në një shtëpi marrin remitenca – qoftë në formë parash ose të mirash tjera materiale – nga dikush që jeton në një vend tjetër.

Instituti i hulumtimeve Gallup, ka dalë me këto rezultate pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende.

Në mesin e tyre, Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitencë, me një shifër prej 23 për qind, më së shumti në rajon.

Pastaj radhitet Shqipëria me 20 për qind, Maqedonia me 12 për qind, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi me 11 për qind, kurse Serbia 7 për qind.


Më së shumti remitenca nga 135 vendet e anketuara merr rajoni Somaliland, 40 për qind, pastaj vjen Komoros me 35 për qind, Zimbabvea me 32 për qind, Republika Domenikane me 26 për qind, Haiti 25 për qind dhe Moldavia 24 për qind.

Anketimi është zhvilluar ne periudhën 2009 – 2010.
XS
SM
MD
LG