Ndërlidhjet

Zyra e Edita Tahirit njofton për takimin me Stefanoviqin


Fqinjësia e mirë, integrimi evropian dhe gjetja e zgjidhjeve praktike në interes të qytetarëve kanë qenë temat që janë diskutuar gjatë takimit që ka pasur shefi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën , Borko Stefanoviq, me homologen e tij, Edita Tahiri.

Kjo është bërë e ditur në komunikatën e dërguar mediave nga zyra e zv. kryeministres, Edita Tahiri.

Në këtë komunikatë ndër të tjera është cituar zv. kryeministrja e Kosovës, duke sqaruar se Kosova “angazhohet për fqinjësi të mirë midis shteteve dhe stabilitetin rajonal dhe në këtë kuadër Kosova e ka pranuar dialogun teknik me Serbinë”.


Komunikata e zyrës së shefes së delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë e ka cituar edhe Borko Stefanoviqin i cili e ka falenderuar Edita Tahirin për takimin dhe “e ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Serbisë për të kontribuar pozitivisht në mbarëvajtjen e dialogut teknik”.
XS
SM
MD
LG