Ndërlidhjet

Tirana ende pa fitues zyrtar


Lulzim Basha (PD) dhe Edi Rama (PS)
Lulzim Basha (PD) dhe Edi Rama (PS)

Mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë, e paralajmëruar për të dielën, ka nisur, ndërsa në të do të diskutohen procesverbalet e 11 minibashkive të Tiranës pas numërimit të të gjitha kutive të votimit.

Megjithatë, edhe pas kësaj mbledhjeje nuk do të publikohet rezultati final, pasi, siç ka informuar kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ky rezultat do të bëhet publik pas 48 orësh.

Menjëherë pas numërimit të kutive të fundit të votave, mbrëmë kreu i socialistëve, Edi Rama, është paraqitur para mediave duke e quajtur veten fitues, pasi, siç ka thënë ai, ka marrë 10 vota më shumë se sa kundër-kandidati demokrat, Lulzim Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në anën tjetër, ka bërë thirrje për qetësi dhe për të pritur rezultatin e final të KQZ-së.

Kandidati demokrat, Lulzim Basha, të shtunën ka thënë se edhe ai pret rezultatin zyrtar, mirëpo do ta njohë çdo rezultat të KQZ-së, ndërsa të njëjten gjë e pret edhe nga udhëheqësi i socialistëve, Rama. (a.h.)
XS
SM
MD
LG