Ndërlidhjet

Ratko Mlladiq në arrest

Ratko Mlladiq

Në këtë foto që daton nga 5 gushti i vitit 1993, shihet ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke folur me Radovan Karaxhiqin.
1/15 Në këtë foto që daton nga 5 gushti i vitit 1993, shihet ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke folur me Radovan Karaxhiqin.
Mlladiqi ka arritur në aeroportin e Sarajevës më 6 gusht, 1993, për të diskutuar mundësinë e hapjes së dy rrugëve të furnizimit të Sarajevës...
2/15 Mlladiqi ka arritur në aeroportin e Sarajevës më 6 gusht, 1993, për të diskutuar mundësinë e hapjes së dy rrugëve të furnizimit të Sarajevës...
Mlladiqi duke monitoruar një betejë kundër forcave myslimane, nga një kodër pranë qytetit Goraxhde, më 16 prill, 1994.
3/15 Mlladiqi duke monitoruar një betejë kundër forcave myslimane, nga një kodër pranë qytetit Goraxhde, më 16 prill, 1994.
Mlladiqi dhe lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në prill të vitit 1995.
4/15 Mlladiqi dhe lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në prill të vitit 1995.
Mlladiqi në Srebrenicë. Korrik, 1995
5/15 Mlladiqi në Srebrenicë. Korrik, 1995
Në një sesion të parlamentit të Republikës së vetëshpallur Serbe të Bosnjës, në Pale. Nëntor, 1995.
6/15 Në një sesion të parlamentit të Republikës së vetëshpallur Serbe të Bosnjës, në Pale. Nëntor, 1995.
Mlladiqi gjatë promovimit të një njësie të re ushtarake në verilindje të Sarajevës, më 2 dhjetor, 1995.
7/15 Mlladiqi gjatë promovimit të një njësie të re ushtarake në verilindje të Sarajevës, më 2 dhjetor, 1995.
Mlladiq dhe Karaxhiq në malin Vllasiq, 1995.
8/15 Mlladiq dhe Karaxhiq në malin Vllasiq, 1995.
Mbetjet e viktimave nga Masakra e Srebrenicës. Korrik, 2010.
9/15 Mbetjet e viktimave nga Masakra e Srebrenicës. Korrik, 2010.
Pamje të publikuara në vitin 2009 - Mlladiq dhe bashkëshortja e tij.
10/15 Pamje të publikuara në vitin 2009 - Mlladiq dhe bashkëshortja e tij.
Mlladiq me një grua të paidentifikuar, 2009.
11/15 Mlladiq me një grua të paidentifikuar, 2009.
Një mbështetës i Partisë Radikale Serbe puth fotografinë e Mlladiqit në Beograd. 6 maj, 2008.
12/15 Një mbështetës i Partisë Radikale Serbe puth fotografinë e Mlladiqit në Beograd. 6 maj, 2008.
Disa qytetarë i kanë festuar ditëlindjen në mars të 2011-ës.
13/15 Disa qytetarë i kanë festuar ditëlindjen në mars të 2011-ës.
Gratë boshnjake pranë arkivoleve të ngarkuara me 775 viktima të identifikuara nga Masakra e Srebrenicës. Korrik, 2010.
14/15 Gratë boshnjake pranë arkivoleve të ngarkuara me 775 viktima të identifikuara nga Masakra e Srebrenicës. Korrik, 2010.
Arkivolet e disa viktimave të Masakrës së Srebrenicës. Potoçari, korrik 2010.
15/15 Arkivolet e disa viktimave të Masakrës së Srebrenicës. Potoçari, korrik 2010.
Previous slide
Next slide



Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia e ka arrestuar Ratko Mlladiqin.

“Në emër të Republikës së Serbisë, shpall sot se kemi arrestuar Ratko Mlladiqin. Një proces i ekstradimit është duke u zhvilluar. Ky është rezultat i bashkëpunimit të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës”, tha Tadiq, në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Mlladiqi, 68-vjeçar, është i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftërave ballkanike në vitet ‘90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë njerëz, “pastrimin etnik” në Bosnjë dhe orkestrimin e masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Masakra e Srebrenicës ishte vrasja më masive në Evropë prej Holokaustit Nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kishin marrë qytetin, ndërsa gjenerali i atëhershëm, Mlladiq, i siguronte mijëra myslimanë se ata do të jenë të sigurt.

Mos u frikësoni për asgjë! Le të shkojnë së pari gratë dhe fëmijët! 30 autobusë do të jenë atje. Do t’ju dërgojmë në Klladanj. Mos u frikësoni! Askush nuk do t’ju bëjë asgjë juve”, kishte thënë Mlladiq në atë kohë.

Një javë më vonë, afro 8 mijë veta nga Srebrenica u vranë.

Sipas aktakuzës nga Tribunali i Hagës, Masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e madhe e kryer në Evropë, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishte shokuese, pasi Srebrenica ishte paraparë të jetë strehë e sigurt nga Kombet e Bashkuara për refugjatët që largoheshin nga lufta nga pjesë të tjera të Bosnjës.

Ratko Mlladiqi dhe Radovan Karaxhiqi, i cili aktualisht gjendet në burgun e Tribunalit të Hagës, akuzohen se kanë qenë në krye të zinxhirit komandues, që qëllim kryesor kishte pastrimin etnik të Bosnjës nga joserbët, nëpërmjet torturës, keqtrajtimit, transferimit të popullatës dhe vrasjeve masive, që në atë kohë kishin arritur shkallën e gjenocidit.

Prokurorët në Hagë thonë se nuk ka mungesë të provave për Ratko Mlladiqin.

Tadiq para gazetarëve...
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:51 0:00



Duke njoftuar arrestimin e të akuzuarit Ratko Mlladiq, presidenti Boris Tadiq tha se secili vend duhet të jetë përgjegjës për mbylljen e kaptinave të tij.

“Sot, ne e mbyllëm një kaptinë të historisë sonë aktuale, e cila do të na sjellë një hap më afër pajtimit të plotë në rajon. Besoj se secili vend duhet të jetë përgjegjës për mbylljen e kaptinave të veta. Të gjitha krimet duhet të hetohen plotësisht dhe të gjithë kriminelët e luftës duhet të ballafaqohen me drejtësi”, tha Tadiq.

Në fjalimin e tij, presidenti serb përmendi edhe Kosovën.

“Bëj thirrje për një hetim të pavarur, me mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të dyshimeve serioze për trafikim të organeve në Kosovë, në Kosovën tonë autonome”, tha Tadiq.

Presidenti i Serbisë theksoi se arrestimi dhe ekstradimi i Mlladiqit ndihmon “ngritjen e kredibilitetit të Serbisë në botë”.

“Ne nuk po bëjmë kalkulime se kur dhe si do ta dorëzojmë Mlladiqin në Hagë. Ne po e bëjmë këtë për shkak se sinqerisht besojmë se është në përputhje me ligjin tonë. Kjo është për popullin tonë, për serbët. Kjo është për shkak të dinjitetit moral të vendit tonë dhe të popullit tonë. Kjo është e rëndësisë së madhe në kuptimin e pajtimit ndërmjet popujve që jetojnë në rajonin e ish-Jugosllavisë”, u shpreh Tadiq.

Deri në rënien e regjimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në tetor të vitit 2000, Ratko Malldiq ishte parë rregullisht në Beograd, përfshirë paraqitjet publike në takimet e futbollit dhe në restorantet ekskluzive. (f.b.)
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG