Ndërlidhjet

Uorlik: Dialogu Kosovë-Serbi, shumë i rëndësishëm


Meri Uorlik - Ambasadorja amerikane në Beograd.
Meri Uorlik - Ambasadorja amerikane në Beograd.
Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik, ka thënë se Uashingtoni në mënyrë të fuqishme e përkrahë Serbinë në integrimin e saj evropian duke shtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është tejet i rëndësishëm dhe se gjatë muajve të ardhshëm priten përparime të mëdha.

Kur flasim për reformat e brendshme të cilat janë të rëndësishme për BE-në, nevojitet ende shumë punë për t'u bërë".

"Po aq e rëndësishme është edhe vazhdimi i përparimit në lidhje me pyetjet që kanë mbetur të hapura dhe për këtë unë mendoj që dialogu i nisur kohëve të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm, ku pritet progres i madh gjatë muajve të ardhshëm
”, tha Uorlik gjatë një interviste për gazetën, Politika.

Ajo ka thënë se gjatë dialogut mund të arrihen shumë gjëra si zgjidhja e problemeve të telekomunikacionit, dokumenteve kadastrale apo dhe energjia elektrike. (a.h.)
XS
SM
MD
LG