Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, po mbahet në një spital të Arabisë Saudite, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e predhës nga gjoksi.
Saleh u plagos më 3 qershor nga një sulm me raketë, ndërsa lutej në xhaminë e kompleksit të tij në kryeqytetin Sana. Sulmi, për të cilin autoritetet e Jemenit fajësojnë forcat besnike të disidentit fisnor, Sheik Sadik al-Ahmar, ka vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur disa të tjerë.
Saleh mësohet se do të qëndrojë në Arabinë Saudite për dy javë - një javë për shërim dhe një tjetër për takime. Autoritetet jemenase thonë se ai do të kthehet për të vazhduar detyrat, por opozita e patundur thuhet se mund ta pengojë kthimin e tij.
Largimi i presidentit ngjalli festime të ngazëllyera në Sana, ku turmat e njerëzve kërcenin dhe këndonin, për të kremtuar atë që ata shpresojnë se shënon fillimin e epokës post-Saleh.
Protestuesit anti-qeveritarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij që nga muaji janar. Saleh kryeson vendin më të varfër të botës arabe për gati 33 vjet. (v.t.)