Ndërlidhjet

Përplasen edhe për dialogun


Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë
Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë
Kërkesa që Beogradi të ndërpresë dialogun me Prishtinën, që u bë ditë më parë nga i ashtuquajturi Kuvend i bashkësisë së komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë, është vetëm edhe një shenjë më shumë se ky organ dhe Beogradi zyrtar po i rrënojnë marrëdhëniet mes tyre. Kështu vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.

Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu, thotë se konfrontimi i Beogradit zyrtar me të ashtuquajturën Bashkësi e komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë ka nisur që moti. Kërkesa e këtij të fundit, sipas tij, është e drejtë.

Kuvendi i Bashkësisë konsideron se këto bisedime, para së gjithash, janë në interes të shqiptarëve e jo të serbëve. Konflikti politik ndërmjet Kuvendit të
Tash e tre vjet, Bashkësia e komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë ka qëndrime të kundërta nga Beogradi zyrtar.

Bashkësisë dhe Beogradit zyrtar nuk është vetëm i tanishëm dhe i ri. Ai po vazhdon me vite".

"Tash e tre vjet, Bashkësia e komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë ka qëndrime të kundërta nga Beogradi zyrtar, edhe pse Qeveria e Serbisë e ka pranuar këtë bashkësi”, thotë Jakshiq.

Jakshiq thekson se Kuvend i Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë përfaqëson të gjithë serbët Kosovës.

Rada Trajkoviq
Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Graçanica dhe aktualisht deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lista e Përbashkët Serbe, nuk pajtohet me mendimin e Marko Jakshiqit.

Jakshiq mund të thotë se i përfaqëson edhe marsianët së bashku me serbët, por realiteti është krejtësisht tjetër. Unë i di mirë marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Bashkësisë së komunave serbe, e cila kryesisht është e përbërë nga radikalët, Partia Demokratike Serbe dhe Këshilli Kombëtar Serb”, thotë Trajkoviq.

Ajo gjithashtu shton se konfrontimet e kësaj të ashtuquajture Bashkësi e komunave me Beogradin zyrtar janë të hershme. Sipas saj, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të ndërpriten.

Marko Jakshiq vlerëson se Beogradi zyrtar është ai që po kundërshton çdo qëndrim të së ashtuquajturës Bashkësi e komunave serbe dhe me këtë po kundërshton serbët e Kosovës.

Ne deri më tash kemi pasur pikëpamje të ndryshme dhe fatkeqësisht Beogradi nuk i ka marrë parasysh dhe nuk i ka respektuar këto pikëpamje. Ne kemi qenë kundër EULEX-it, ndërkaq Beogradi e pranoi atë.

Ne kemi mbledhur nënshkrime dhe kemi kërkuar largimin e EULEX-it, por Beogradi nuk i ka përkrahur qëndrimet tona. Ky konfrontim po zgjat me vite dhe secila palë po u përmbahet pikëpamjeve dhe qëndrimeve të veta”, thotë Jakshiq.

Deputetja serbe, Trajkoviq, nuk beson se Serbia nuk i përkrah serbët e Kosovës. Ajo thotë se serbët e Kosovës nuk i kanë përkeqësuar marrëdhëniet me Beogradin zyrtar.

Unë nuk mendoj se do të përkeqësohen marrëdhëniet me Beogradin zyrtar. Unë mendoj se kjo është vazhdimësi e marrëdhënieve me disa qendra të caktuara në Beograd”, thotë ajo, duke shtuar se këto qendra në vazhdimësi e kritikojnë Beogradin, pasi që janë përfaqësuese opozitare.
XS
SM
MD
LG