Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj drejtorit të PTK-së


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të PTK-së, Shyqri Haxha, mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet. Përveç Haxhës, aktakuza përfshin edhe katër persona të tjerë.

Në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i thuhet se “Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve në kontekstin e një hetimi në lidhje me marrëveshjen për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual (ORRMV) në mes të PTK-së dhe Dardafon dhe transferimin e mëvonshëm të licencës për Dardafon.net në vitin 2008 dhe 2009”.

Të pandehurit, vijon komunikata, janë Shyqyri Haxha, kryeshef ekzekutiv i PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, kryesues i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Ismet Bojku, përfaqësues ligjor i Dardafon dhe dardafon.net, si dhe Shkëlqim Devolli e Blerim Devolli, pronarë të kompanive private që i përkasin DEVOLLI GROUP.

“Akuzat kundër Shyqyri Haxhës dhe Rexhë Gjonbalajt janë lidhja e kontratave të dëmshme, shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”, thuhet në komunikatë.

Akuzat kundër Blerim Devollit, Shkëlqim Devollit dhe Ismet Bojkut kanë të bëjnë me dyshimet për mashtrim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të besimit, falsifikim të dokumenteve, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe krim të organizuar.
XS
SM
MD
LG