Ndërlidhjet

Nuk u mjaftojnë ndihmat


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Ndihmat sociale, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale mbulojnë rreth 35 mijë familje me mbi 150 mijë anëtarë. Asistenca sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj, vazhdon të mbetet e pamjaftueshme për t'i mbuluar shpenzimet mujore të një familjeje.

Muhamet Gjocaj, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se me këtë asistencë sociale arrijnë t’i mbulojnë vetëm ato familje, të cilat janë në varfëri ekstreme, derisa familjet tjera që jetojnë në varfëri, mbesin ta pandihmuara nga shteti.

Ne kemi pritur që me një rritje ekonomike dhe me një punësim aktiv, mund të ngrihet shkalla e mirëqenies sociale në Kosovë. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh dhe po konservohet e njëjta gjendje e familjeve në varfëri”, bën të ditur Gjocaj.

Përfaqësues të Sindikatave të Kosovës thonë se përballë gjendjes së rëndë socio-ekonomike të këtyre familjeve, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në krijimin e një infrastrukture më të mirë sociale.

Ali Dragusha, nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, thekson se gjendja e rëndë e familjeve me asistencë sociale po thellohet edhe më shumë karshi inflacionit, i cili po ndodh në vend.

Sa i përket shumës që ato familje marrin, më mirë mos të flasim. Ato janë shumë të ulëta. Rreth 40 - 60 euro nuk janë të mjaftueshme për këto familje”, thotë Dragusha, duke shtuar se numri i këtyre familjeve është në rritje e sipër.

Sa i përket shumës që ato familje marrin, më mirë mos të flasim. Ato janë shumë të ulëta. Rreth 40 - 60 euro nuk janë të mjaftueshme për këto familje
Në hulumtimet e bëra nga organizata të ndryshme vendore, thuhet se gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale në Kosovë reflektohet edhe me nivelin e rritjes së pakënaqësisë së popullsisë.

Dragusha thekson se varfëria nuk kalohet me asistencë sociale, por me krijimin e vendeve të reja të punës.

Një planifikim më i mirë, sigurisht do të çonte deri në ngritjen e këtyre ndihmave. Qeveria nuk po mund të bëjë punësimin sezonal. Sikur të mund të dërgonte në punësim sezonal anëtarët e familjeve sociale, do të ndihmonte në përmirësimin e gjendjes së tyre”, thekson Dragusha.

Qeveria e Kosovës, politikat sociale është duke i trajtuar në projektin e quajtur “Letra e bardhë”, që kryesisht ndihmon shtresat e varfra.

Lidhur me trajtimin e shtresave sociale Muhamet Gjocaj thotë:

“Përfshirje sociale ka. Në kushtet ekonomike dhe financiare të Kosovës mund të thuhet se asnjë grup nuk mbetet pa u përfshirë. Sado që shkalla e fitimit është shumë e ulët. Mesatarja e ndihmës financiare është 60 euro për një familje”.
XS
SM
MD
LG