Bashkimi Evropian konfirmoi përkushtimin e tij për të ndihmuar Greqinë që të mbijetojë krizën e saj të borxhit, por i bëri thirrje Parlamentit grek që të miratojë masat e rrepta të kursimit.
Në një deklaratë të lëshuar në samitin në Bruksel, liderët e BE-së, thanë se Parlamenti grek duhet ta miratojë pakon e rreptë të kursimit, si një “çështje urgjente”.
Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, e mirëpriti vendimin.
“Është një vendim i rëndësishëm. Besoj se jemi në një kurs të qëndrueshëm. Është rrugë e vështirë për Greqinë, me shumë sakrifica, por kjo do të sjellë ekonomi të qëndrueshme dhe për këtë kemi mbështetjen e partnerëve tanë. Mendoj se kjo nuk është vetëm një dritë e gjelbër, por edhe sinjal pozitiv për të ardhmen e Greqisë”, tha Papandreu.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë rritjen ekonomike në Greqi.
"Dua të përdor çdo mundësi për të stimuluar hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike në Greqi. Konsolidimi fiskal është i domosdoshëm. Reformat strukturore janë të domosdoshme, sikurse edhe programi i privatizimit. Por, duhet ta bëjmë të qartë se ky është një kontribut për rritjen ekonomike”, theksoi Barroso.
Parlamenti grek pritet të të votojë në javën e ardhshme programin në lidhje me shkurtimet buxhetore dhe taksat e reja prej 28 miliardë eurosh, si dhe programin e privatizimit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.
Nëse këto masa kalojnë, Greqia do të marrë 12 miliardë euro nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të menaxhuar borxhin e saj dhe për të evituar bankrotin.(a.i.)