Ndërlidhjet

Nis përballja e Timoshenkos me drejtësinë


Julia Timoshenko - arkiv
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, është paraqitur para gjykatës, për shkak të akuzave për abuzim me detyrën. Akuzat mbështeten në një marrëveshje që Timoshenko ka nënshkruar në vitin 2009, për të blerë gaz natyral nga Rusia me çmime që hetuesit thonë se kanë qenë shumë të larta.

Timoshenko i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga presidenti Viktor Janukoviq.

Timoshenko ka humbur me nje rezultat të ngushtë ndaj Janukoviqit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet deri me 7 vjet burg. (a.h.)

Timoshenko arrin në gjykatë...
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00
Linku direkt
XS
SM
MD
LG