Ndërlidhjet

Kriza politike në Bjellorusi


Minsk, 29 qershor 2011.
Minsk, 29 qershor 2011.
Rritja e tensioneve politike dhe ekonomike në Bjellorusi do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve të sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në konferencën e Komunitetit të Demokracive, që mbahet në Lituaninë fqinje.

Tubimi vjen pasi policia arrestoi rreth 150 persona në Minsk më 29 qershor. Ata protestonin kundër regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko dhe përkeqësimit të krizës ekonomike.

Protestuesit nuk kanë mbajtur ndonjë fjalim apo slogan, ndërsa pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur me duartrokitje përgjatë marshimit në rrugë.

Policia ka përdorur forcën në përgjigje, duke vendosur kordone dhe bllokuar marshimin e protestuesve. Protesta të ngjashme, por më të vogla, u zhvilluan gati në gjithë vendin, ndërsa autoritetet kudo kanë përdorur forcën për t'i shpërndarë ato.

Kjo është java e pestë e demonstratave, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për të ngjashme çdo të mërkure. Një tubim i madh pritet edhe më 3 korrik, kur shënohet Dita e Pavarësisë së Bjellorusisë. Disa nga të arrestuarrit, ditë më parë, në qytetin Homel, pritet të përballen sot me gjyqin. (v.t.)

Përleshje në Minsk
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00
XS
SM
MD
LG