Ndërlidhjet

Bashkëpunim pa njohje


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Përfaqësues të shoqërisë civile kosovare dhe egjiptiane diskutuan të shtunën për situatën aktuale në Kosovë e Egjipt dhe mundësitë për bashkëpunim në rrafshin shoqëror, medial e joqeveritar. Delegacioni i gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Egjipti, në ditën e dytë të qëndrimit në Prishtinë, mori pjesë në një debat të organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.


Edhe pse Egjipti nuk figuron në mesin e 76 shteteve që e kanë njohur Kosovën deri më tani, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave të këtyre dy vendeve, shfaqën besimin se mund të ketë bashkëpunim të mirë në sferën shoqërore, mediale e joqeveritare pavarësisht raporteve politike ndërmjet Prishtinës e Kajros zyrtar.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha se arsyeja kryesore që ka ndikuar në mungesën e kontakteve ndërmjet Kosovës e Egjiptit ishte qeverisja e vendit nga ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak.

Selimi shfaqi shpresën që pas largimit të tij nga pushteti, të jenë përmirësuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
...pushteti duhet t’u ruhet gjithë, sepse gazetat dhe mediumet janë aty si ndërgjegjja e kombit.



Më vjen mirë që u hap një derë e vogël, e cila do të jetë permanente e një dialogu me ju, që t’i shkëmbejmë këto eksperienca, që të shohim që ju mos të bëni gabim aty ku kemi bërë ne dhe ne të mësojmë që, kur do populli, qoftë me facebook apo gazeta - me mediume të reja apo të vjetra... por pushteti duhet t’u ruhet gjithë, sepse gazetat dhe mediumet janë aty si ndërgjegjja e kombit”, u shpreh Selimi.

Komentet e tij, Selimi i bëri në një debat të organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, në të cilin morën pjesë më shumë se 25 përfaqësuesve të mediave dhe shoqërisë civile nga Kosova dhe Egjipti.

Kryeredaktori i Gazetës Al ëafd, Adel Ahmed Sabry Mohammed Ahmed Hamza, foli për fuqinë e mediave dhe ndikimin e tyre në politikë. Ai tërhoqi një paralele në mes të kohës pas revolucionit të parë në Egjipt në vitet ‘50 dhe kohës së ekzistimit të Jugosllavisë, kur, sipas tij, mediat ishin bërë pronë e shtetit.

Një nga mënyrat për t’ju shmangur ndikimit shtetëror, sipas tij, ishte shpërndarja e informatave përmes internetit.
Përmes internetit egjiptianët u ngritën përmbi mediat
në Egjipt...



“Për këtë kanë punuar shumë veprimtarë. Përmes internetit egjiptianët u ngritën përmbi mediat në Egjipt - shumica prej të cilave ishin në pronë të qeverisë, ndërsa shumë pak ishin në pronësi të partive”, tha Adel Ahmed Sabry Mohammed Ahmed Hamza.

Situata aktuale në Egjipt, sipas kryeredaktorit të së përditshmes kosovare Zëri, Astrit Gashi, ngjan me kohën gjatë së cilës Kosova përballej me regjimin e ish-kreut të shtetit serb, Sllobodan Millosheviq.

Për këtë arsye, Gashi tha se të dy vendet mund të shkëmbejnë përvojat lidhur me mundësitë për ndikimin e mediave në demokratizimin e një vendi.

Ne në Kosovë nuk jemi shembull i perfeksionit në këtë drejtim, por megjithatë jemi shembull i tendencës sonë për të ndërtuar media, të cilat janë të lira e të pavarura”, theksoi Gashi.

Pas largimit të Mubarakut nga pushtetit, shteti egjiptian aktualisht po ballafaqohet me protesta të kundërshtuesve të qeverisjes së vendit nga Këshilli ushtarak udhëheqës.
XS
SM
MD
LG