Ndërlidhjet

Vdes polici Enver Zymberi


Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes, si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër policisë së Koosovës në veri.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka ngushëlluar familjen e policit të ndjerë, duke thënë se “sakrifica e Enverit në mbrojtje të kufinjve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës”.

Zoti Dubovci në veri gjendej në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga forcat e rendit, për të rivendosur kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës.

Zymberi ishte pjesëtar i njësiteve speciale ROSU që nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG