Ndërlidhjet

Asnjë mall serb nuk po hyn në Kosovë


Doganat e Kosovës, në kufi me Serbinë...
Doganat e Kosovës, në kufi me Serbinë...
Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se që nga marrja e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprociteti ndaj Serbisë, asnjë nga produktet serbe nuk janë lejuar të futen në Kosovë. Sipas tyre, mallrat serbe nuk janë duke u futur në Kosovë as nga pikat kufitare në veri.

Të dhënat e doganave të Kosovës tregojnë se që nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, produktet serbe nuk kanë mundur të futen në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci thotë se parimi i reciprocitetit është duke u zbatuar.

Ne momentin kur Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim për parimin e reciprocitetit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë import të mallrave me origjinë serbe”, thekson Stavilevci.

Qeveria e Kosovës kishte konfirmuar se ndalimi i importit të mallrave serbe në Kosovë, do të zbatohet në tërë territorin e Kosovës.

Por, për të zbatuar ketë vendim Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion ditë më parë për futjen nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31 që gjenden në pjesën veriore të Kosovës.

Lidhur me këtë, zyrtarë të doganave thonë se produktet serbe nuk janë duke u lejuar të hynë as nga pikat kufitare në veri të vendit.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavilevci shprehet:

Nuk është e vërtet as një mall i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë, që nga data kur është marrë vendimi për reciprocitet”.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, shprehen se vendimi i qeverisë për ndalimin e futjes se mallrave të Serbisë në tregun kosovar, duhet të zbatohet në tërësi.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, thotë se nuk kanë ndonjë informatë se mallrat serbe po futen në Kosovë.

Ne si Odë Ekonomike Amerikane deri më tani nuk kemi ndonjë informacion për futjen e mallrave në mënyrë ilegale apo kontrabandë. Kjo sasi e mallrave që është në treg për momentin sigurisht është një pjesë e mallit që është depozituar në stoqe nga ana e tregtarëve të ndryshëm dhe mendoj që ata kanë qenë të përgatitur për një periudhë të kohës”, thekson Musa.

Kompanitë kosovare, ndërkaq, janë duke shikuar alternativa tjera për zëvendësimin e produkteve serbe.

Ky zëvendësim i mallrave serbe me mallra tjera, sipas Lekë Musës, do të mund të bëhet brenda dy javëve dhe pas kësaj kohë, siç thekson Musa, nuk do të ketë mungesë të ndonjë produkti.

Ai konsideron se tani prodhimet serbe duhet të zëvendësohen me ato vendore.

Efekti më pozitiv i mundshëm që do te jetë për ekonominë e Kosovës është se tani është një mundësi e jashtëzakonshme për prodhuesit vendor, pasi që kemi të bëjmë me një hapësirë prej 400 milion euro mund të zëvendësohen nga prodhimet vendore”, thotë ai.

Ndryshe, javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.

Ndërsa, problemet me CEFTA-n kanë lindur në dhjetor të viti 2008, kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë bllokuar mallrat e Kosovës, pasi nuk kanë njohur vulat e Republikës së Kosovës, të cilat tanimë zëvendësonin ato të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG