Ndërlidhjet

Preferencat tregtare me BE-në rikthehen në shtator


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritet kosovare presin që në shtator të këtij viti, Kosovës t’i rikthehen preferencat tregtare me Bashkimin Evropian, të cilat që nga janari i këtij viti iu kishin tërhequr. Rikthimi i preferencave tregtare, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, do të ndihmojë në përmirësimin e bilancit tregtar me vendet e BE-së.

Në shtator të këtij viti Kosovës do t’i rikthehen preferencat tregtare me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Drejtor i departamentit të tregtisë, Flamur Keqa, thotë se institucionet e BE-së janë munduar që përmes Komisionit Evropian të arrijnë një konsensus, që në shtator të këtij viti kjo çështje të zgjidhet.

Kështu që nga shtatori, bizneset kosovare dhe ata partnerë që i kanë në vendet e BE-së, do të kenë mundësi të tregtojnë mes vetë duke mos paguar asnjë taksë doganore.
Sipas informatave që kemi, sipas gjitha gjasave preferencat tregtare të Kosovës të lejuara nga Bashkimi Evropian, do të duhej të riktheheshin në shtator të këtij viti. Kështu që nga shtatori, bizneset kosovare dhe ata partnerë që i kanë në vendet e BE-së, do të kenë mundësi të tregtojnë mes vetë duke mos paguar asnjë taksë doganore”, shprehet Keqa.

Përfaqësues të kompanive që kanë eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian, vazhdimisht kanë theksuar se, që nga tërheqja e preferencave tregtare me BE-në, kanë pësuar humbje të mëdha.

Përveç efekteve negative që janë shkaktuar në eksport, ata janë deklaruar se kanë pasur efekte negative edhe punësim, në pozitën konkurruese, si dhe në humbjen e partnerëve.

Sidoqoftë, autoritete kosovare premtojnë që në shtator preferencat tregtare me BE-në do të rikthehen, ashtu siç kanë qenë para shtatë muajve.

Preferencat tregtare e lehtësojnë tregtinë në Bashkimin Evropian, pa dyshin se këto preferenca do të lehtësojnë dhe ndihmojnë në qarkullimin e lirë të mallrave si nga Kosova në BE, edhe anasjellas. Kjo përmirëson bilancin tregtar dhe ka një efekt pozitiv në ekonominë kosovare”, thekson Keqa.

Kjo përmirëson bilancin tregtar dhe ka një efekt pozitiv në ekonominë kosovare.
Që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e BE-së pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se rikthimi i preferencave tregtare me Bashkimin Evropian është çështje urgjente dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Sa i përket asaj se a shpresojmë se do të rikthehen preferencat tregtare, atëherë nuk e di, prapë se prapë vendimi merret brenda Bashkimit Evropian. Megjithatë BE-ja nuk duhet të izolonte ekonominë e Kosovës karshi vendeve tjera”, tha Zeka.
Autoritetet kosovare patën deklaruar se Kosova nuk gëzon këto preferenca si rrjedhojë e një problemi politik, “i cili është iniciuar prej vullnetit të mirë të shteteve mike të Kosovës për të ndërruar emërtimin e Kosovës, pa ndonjë paragjykim ndaj statusit”.

Zeka thotë se që nga tërheqja e këtyre preferencave tregtare për Kosovën, në ekonominë kosovare ka pasur humbje.

Duke pasur parasysh se para heqjes së marrëdhënieve preferenciale tregtare me BE-në, eksportet kryesore kanë qenë pikërisht në BE. Atëherë, është shumë e nevojshme dhe urgjente që kjo çështje të rregullohet dhe bilanci tregtar i Kosovës të përmirësohet”, thekson Zeka.
XS
SM
MD
LG