Ndërlidhjet

Vazhdon kontrabanda në veri


Pika doganore në Bërnjak...
Pika doganore në Bërnjak...
Kontrabanda me mallra në pjesën veriore të Kosovës po vazhdon. Këtë e konfirmojnë edhe mekanizmat e sigurisë, edhe përfaqësues të Doganave të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thotë se që nga vendosja e masave të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, janë evidentuar mbi 30 raste të kontrabandës.

Përafërsisht deri tani kemi pasur 30 raste konfiskimi.
Me rastin e fillimit të reciprocitetit, kemi pasur disa raste kur kanë ardhur mauna të shumta me mallra, të cilat janë kthyer prapa, kështu që, ato që vijnë në kufi nuk konfiskohen, por kthehen duke e respektuar vendimin e reciprocitetit, kurse ato që gjenden brenda Kosovës konfiskohen. Përafërsisht deri tani kemi pasur 30 raste konfiskimi”, thotë ai.

Kontrabandistët, thotë Stavilevci, janë duke tentuar që të gjejnë rrugë dytësore për të futur mallra në Kosovë.

Ai thotë se pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, kontrabanda ka shënuar rënie të madhe, dhe se sasia që ata kanë konfiskuar nuk është e lartë.

Pikat prej nga futen këto mallra janë pikat kufitare në veri, por, po ashtu kemi pasur edhe nga pjesa e Gjilanit.
Sasia e tyre nuk është shumë domethënëse. Vlera e gjitha këtyre kundërvajtjeve sillet prej 200 deri në 300 euro. Pikat prej nga futen këto mallra janë pikat kufitare në veri, por, po ashtu kemi pasur edhe nga pjesa e Gjilanit”, thekson Stavileci.

Pikat kufitare 1 dhe 31 me vite të tëra janë vlerësuar të jenë 'oazë' e krimit të organizuar dhe kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Për të luftuar këtë dukuri, Policia e Kosovës dhe ekzekutivi i vendit kishin hartuar plane dhe grupe punuese anti-kontrabandë, të cilat sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë mjaft efikase në luftimin e këtij fenomeni.

Tani, pavarësisht situatës të krijuar në veri të vendit dhe vënies nën kontroll të pikave 1 dhe 31 nga ana e KFOR-it, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se brenda javës së fundit, Policia e Kosovës ka identifikuar 13 raste të kontrabandimit.


Edhe këto javëve të fundit kemi raste të identifikuara të kontrabandës. Bëhet fjalë për mallra të ndryshme komerciale. Mallrat më të kontrabanduara që ka hasur dhe që i ka konfiskuar policia, janë derivatet e naftës dhe pijet e ndryshme jo alkoolike”, bën të ditur Hoti.


Hoti thotë se ndaj të gjithë kryesve të këtyre veprave penale janë marrë masa ndëshkuese.

Ndaj kryesve të këtyre veprave penale iniciohen procedurat për ndëshkim të paraparë sipas Kodit Penal të Kosovës. Mallrat e kontrabanduara sekuestrohen dhe i dorëzohen autoriteteve doganore për procedurë të mëtejshme”, tregon Hoti.

Nga mosmbikëqyrja e pikave doganore në kufirin Kosovë – Serbi, Kosova çdo vit, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në vend, ka humbur 300 milionë euro.

Moskontrollimi i pikave doganore nga institucionet e Kosovës, iu kishte mundësuar kontrabandistëve që të fusin mallra pa iu nënshtruar obligimeve fiskale.
XS
SM
MD
LG