Ndërlidhjet

A dënohen kontrabanduesit?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Të dhënat zyrtare të autoriteteve kosovare vazhdimisht kanë treguar për nivel të lartë të kontrabandës e cila zhvillohet në pikat kufitare me Kosovën.

Por, kontrabanduesit të cilët kryejnë këtë vepër penale, jo çdo herë dënohen. Zyrtarë të Prokurorisë së Kosovës tregojnë se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011 kanë pasur në punë kallëzime penale me 220 persona të përfshirë.

Zëdhënësja në Prokurorinë e shtetit, Liridonë Kozmaqi tregon se në nga 220 kallëzime penale 111 kanë qenë raste të cilat janë trashëguar nga viti i kaluar, ndërkaq ndaj 109 personave janë ngritur kallëzime penale, janë zgjidhur kallëzime penale ndaj 88 personave, ndërkaq të pazgjidhura kanë mbetur edhe 132 të tjera.

“Mënyra e zgjedhjeve së kallëzimeve penale, sipas personave është kjo: 9 kallëzime penale janë hedhur, për 6 kallëzimeve penale janë pushuar hetimet, janë ngritur 47 propozim akuza, janë ngritur 25 propozim akuza për dhënie të urdhrit ndëshkimor dhe është ngritur një akuzë e drejtpërdrejt”, thekson Kozmaqi.

Sidoqoftë, njohësit e të drejtës penale thonë se nuk ka asnjë shtet që nuk bëhet kontrabandë, por në Kosovë, siç thonë ata është më e shpresuar për shkak se Kosova nuk e ka të shtrire ende pushtetin e vet në tërë vendin.

Profesori i të Drejtës Penale, Ismet Salihu, thotë për Radion Evropa e Lirë se fatkeqësisht deri më tani në Kosovë ka shumë pak raste të kontrabandës që janë zbuluar.

Por edhe në ato raste kur janë zbuluar, profesor Salihu thotë se kontrabanduesit nuk e kanë marrë dënimin meritor në krahasim me rrezikun dhe dëmin që i shkaktojnë Kosovës.

Nëse, përveç dënimit me burgim nuk shqiptohet edhe masa e marrjes së dobisë pasurore që patjetër duhet të shqiptohet sipas ligjit edhe dënimi e humb efektin e vet.

Posaçërisht, ajo që është më rëndësi gjykatat tona fare ose shumë rralle kanë shqiptuar krahas dënimet edhe marrjen e dobisë pasurore të fituar nga kjo vepër penale, për shkak se vepra penale e kontrabandimit me mallra iu sjellë kryerësve të veprave përfitime shumë të mëdha. Nëse, përveç dënimit me burgim nuk shqiptohet edhe masa e marrjes së dobisë pasurore që patjetër duhet të shqiptohet sipas ligjit edhe dënimi e humb efektin e vet”, thekson Salihu.

Oaza e kontrabandës së mallrave janë pikat kufitare 1 dhe 31 në anën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Kryeprokurori i gjykatës Komunale në regjionin e Mitrovicës Faruk Korencia thotë për Radion Evropa e Lirë se kontrabanduesit më së shumti akuzohen për kontrabandë me derivate të naftës.

Edhe Korencia thekson se dënimet nuk janë të mëdha për kryerësit e këtyre veprave penale.


Dënimet kryesisht janë me gjobë. Dënimi për kontrabanduesit e mallrave maksimumi është 3 vjet.
Dënimet kryesisht janë me gjobë. Dënimi për kontrabanduesit e mallrave maksimumi është 3 vjet. Por, gjykata është e obliguar t’i marrim të gjitha rrethanat parasysh kur kemi të bëjmë më shqiptimin e dënimit”, thotë ai.

Korencia flet edhe për vështirësitë të cilët ata kanë ne punën e tyre.

"Situata në organet e juridikaturës në veri, janë në pyetje pesë organe. Ju e din se pas shpalljes së pavarësisë nuk funksionojnë këto organe. Kështu që edhe ky element dhe ky moment na vështirëson punën që më sukses ta kryejmë këto lëndë, edhe pse është qëndrimi që këtyre lëndëve të iu japim prioritet , nuk është edhe numër i vogël sidomos në kohën e fundit pas aksionit të qeverisë në veri”, thotë ai.

Ndryshe, rasti i fundit që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prizren është aktakuza kundër dy të pandehurve, gjatë aktivitetit me kontrabandë të mallit, me mospagimin e obligimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës, e kanë dëmtuar buxhetin e vendit për më shumë se 793.000, euro.
XS
SM
MD
LG