Ndërlidhjet

Shtohen aksidentet e trafikut


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjatë këtij viti, në muajin korrik dhe gusht, ka pasur rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, derisa 15 prej të aksidentuarve kanë vdekur, vetëm në qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Basri Lenjani, udhëheqës i kësaj qendre, thotë se këta dy muajt e fundit cilësohet të ketë pasur rritje enorme të të aksidentuarve.

“Prej 21 mijë e 448 raste që kanë kërkuar ndihmë emergjente, prej tyre1760 raste janë me aksident trafiku. Prej tyre 15 kanë vdekur. Muaji korrik dhe gusht ka qenë muaji ku ka pasur më së shumti aksidente, ku numri i të lënduarve ka qenë enorme, dhe 15 për qind është rritur numri i të vdekurve në komunikacion”, shprehet ai.


Edhe Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë, se muaji korrik dhe gusht, ka rritur numrin e personave të aksidentuar e posaçërisht ata të cilët kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident komunikacioni.

Në bazë të statistikave të policisë së Kosovës, këtë vit kemi një ulje të aksidenteve me fatalitet, në gjashtë mujorin e parë, krahasuar me vitin paraprak. Por në muajin korrik dhe gusht të këtij viti është rritur numri me fatalitet në rrugët e Kosovës”, thotë Sadriu.

Në anën tjetër, Basri Lenjani thotë se statistikat që posedojnë , nuk janë të sakta, pasi që këtu nuk përfshihen edhe aksidentet në teren.

Sipas tij, numri i të aksidentuarve dhe të vdekurve si pasojë e aksidenteve mund të jetë më i lartë.

“Ne kemi numrin e saktë të të lënduarve dhe të vdekurve, që kanë kaluar përmes qendrës emergjente, por jo edhe numrin e saktë të të gjitha aksidenteve që kanë ndodhur në teren e që nuk janë lajmëruar tek ne. Qendra emergjente në muajin korrik dhe gusht është ballafaquar me shumë të aksidentuar, derisa 2 për qind prej tyre kanë mbetur invalid si pasojë e aksidenteve”, thekson ai.

E autoritetet e rendit, thonë se për të parandaluar këto aksidente, policia ka marrë një varg masash, duke aktivizuar plane operative verore.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës jep më shumë hollësi.

Çdo vit policia e përpilon dhe e vë në funksion gjithashtu masa të shtuara të patrullimit si ata të policisë çiklistë, motoristëve, pastaj aktivitetet të ndryshme policore për parandalimi i shpejtësisë së madhe, përdorimi apo manipulimi i pasigurt me automjet si dhe ngasja në mënyrë të dehur”.

Sidoqoftë, zyrtarë QKUK-së thonë se çështja e aksidenteve me fatalitet duhet sensibilizohet përmes institucioneve përkatëse, në mënyrë që të bëhet vetëdijesimi i ngasësve, duke e pasur parasysh numrin shumë të madh të vdekjeve të personave nga aksidentet në komunikacion.

Ne shpresojmë qe me angazhimin e strukturave të bëhet sensibilizimi i popullatës në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve, dhe të bëhet vetëdijesimi i vozitësve...

Ne shpresojmë qe me angazhimin e strukturave të bëhet sensibilizimi i popullatës në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve, dhe të bëhet vetëdijesimi i vozitësve, derisa tash për tash nuk kemi ndonjë strategji për uljen e numrit të aksidenteve që për një popullatë rreth dy milionëshe është shume e madhe”, thotë Basri Lenjani.

Ndryshe, vetëm gjatë këtij viti, përpos personave që kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra, sipas autoriteteve të rendit kanë vdekur edhe 24 këmbësorë, të cilët janë goditur nga automjetet në rrugët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG