Ndërlidhjet

60 miliardë dollarë të humbura


Ilustrim
Ilustrim
Një panel i auditorëve dhe ish-ligjvënësve bëri të ditur se Qeveria amerikane ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit në Irak dhe Afganistan, për shkak të shpërdorimeve të kontraktorëve.

Komisioni për Kontratat e Luftës, i cili është themeluar nga Kongresi në vitin 2008, në raportin e tij të fundit, vlerëson se Afganistani dhe Iraku mund të përfundojnë me projekte të paqëndrueshme të Shteteve të Bashkuara.

Senatori Xhejms Ueb, i cili ka bashkësponsorizuar legjislacionin për themelimin e komisionit, ka folur më hollësisht për raportin.

Në kohën kur infrastruktura dhe programet e sigurisë po zinin vend në Irak dhe Afganistan, pas sulmeve të 11 Shtatorit, kishte diçka që nuk shkonte mirë.
Në kohën kur infrastruktura dhe programet e sigurisë po zinin vend në Irak dhe Afganistan, pas sulmeve të 11 Shtatorit, kishte diçka që nuk shkonte mirë. Kishte kompani të mira që kanë bërë shumë punë e që janë përmendur edhe në këtë raport, por ka pasur edhe një sërë mangësish në aspektet strukturore dhe të udhëheqjes, përkatësisht në mënyrën se si janë zbatuar shumë kontrata”, tha Ueb.

Raporti pohon se përdorimi i tepruar i kontraktuesve, me raste, e ka tejkaluar numrin e personelit ushtarak amerikan në Irak, porse resurset e dedikuara për menaxhimin e kontraktuesve nuk kanë qenë me ritëm të njëjtë.

Rezultatet e mungesës së mbikëqyrjes, thuhet në raport, janë projekte të keqkonceptuara, planifikim dhe zbatim i dobët i iniciativave, sjellje kriminele dhe korruptive, të cilat pengojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe kontribuojnë në një klimë, ku shpërdorimet pranohen si normë.

Raporti vë në dukje se shpërdorimet dhe mashtrimet në të dyja këto vende u kushtojnë taksa-paguesve amerikanë 30 deri në 60 miliardë dollarë për një dekadë të luftës.

Sipas komisionit, kjo shifër paraqet 30 për qind të fondit të përgjithshëm për kontratat dhe grantet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’i ndante deri në fund të 2011-ës, për të mbështetur operacionet në Afganistan dhe Irak.

Bashkëkryesuesi i Komisionit, Kristofer Shejs, tha se në disa raste mbështetja në kontraktuesit mund të ketë qenë edhe e paligjshme.

Me mbivarshmëri, nënkuptojmë se kontraktuesit tash janë shndërruar në një zgjidhje të parë..
Me mbivarshmëri, nënkuptojmë se kontraktuesit tash janë shndërruar në një zgjidhje të parë. Kontraktuesit kanë kryer disa detyra që janë të rezervuara për personelin federal – detyra që ligji ose rregulloret kërkojnë të jenë të rezervuara për personelin federal. E, madje, edhe për ato që janë ligjërisht të lejueshme, kontraktimi i disa prej tyre detyrave mund të jetë i papërshtatshëm dhe me rrezik për interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Shejs.

Sipas tij, shqetësues është fakti se “zyrtarët e lartë të mbrojtjes kanë dëshmuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkojnë në luftë pa mbështetje të madhe kontraktuese”.

Raporti nuk e specifikon se cilat detyra të caktuara për kontraktorët janë të rezervuara ligjërisht për punonjësit e qeverisë.

Raporti vë në pah se shuma e parave të shpërdorura mund të rritet në vitet e ardhshme.

Shejs tha se gjetjet e fundit theksojnë nevojën për reforma në praktikat kontraktuese të Shteteve të Bashkuara.

Me dhjetëra miliarda dollarë të humbura tashmë, me një perspektivë për humbje të tjera dhe me rrezikun për rikrijimin e këtyre problemeve përsëri, Amerika përballet me një emergjencë. Mohimi dhe vonesat nuk janë opsione të mira”, tha Shejs.

Raporti ofron 15 rekomandime për përmirësimin e përdorimit të kontraktorëve, përfshirë zvogëlimin e kompanive private të sigurimit, krijimin e një inspektori të përgjithshëm për monitorimin e kontratave gjatë operacioneve të paparashikuara, si dhe emërimin e një zyrtari të lartë të qeverisë për të përmirësuar planifikimin dhe koordinimin.

Raporti vjen në kohën kur Uashingtoni po shqyrton buxhetet në përpjekje për të zbutur borxhet rekorde.

Departamenti i Mbrojtjes është detyruar t’i shkurtojë shpenzimet për 350 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.(v.t.)
XS
SM
MD
LG